Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”, është vënë në pranga, pasi tentoi të largohej në Greqi duke kaluar nga pika kufitare e Kapshticës.

Sipas njoftimit të policisë Korçë, u arrestua shtetasi me iniciale P. H, 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, ndaj të cilit Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi.

Një tjetër rast ka qenë shtetasi O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, në dalje të RSh-së, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde  e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale ndaj 21-vjeçarit nisi procedimi penal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb