Në kuadër të censusit të popullsisë dhe banesave ë do të fillojë këtë vjeshtë, përfaqësues nga të gjitha bashkitë e qarqeve të Korçës, Elbasanit e Beratit, INSTAT dhe Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole është shprehur se censusi është proces shumë i rëndësishëm dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e 6 bashkive të qarkut të Korçës dhe bashkive të tjera të Elbasanit dhe Beratit.

“Risitë e këtij procesi janë përdorimi i pajisjeve elektronike (tableta), që do të zëvendësojnë pyetësorët-letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren dhe modernizimi i Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) – për mbledhjen, monitorimin, analizat dhe shpërndarjen e të dhënave”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se procesi i numërimit të popullsisë do të japë një pasqyrë të asaj çka ndodh në qytetet tona.

Procesi i numërimit të popullsisë, është një nga temat më  të diskutuara kohëve të fundit dhe nga përfundimi i këtij procesi pritet të përfitohen të dhëna mbi popullsinë që më pas do të orientojnë krijimin e politikave të caktuara, që hartohen nga institucione të ndryshme.

Censusi i Popullsisë dhe Banesave fillon në 18 shtator 2023 dhe puna në terren do të zgjasë rreth 6 javë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: