Një 64-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij në qytetin e Korçës, pasditen e sotme,
Sipas policisë, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5, shtetasi me iniciale A. P. është hedhur nga lartësia e katit të dytë të pallatit ku banonte. Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti.
