Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit ku ka konstatuar në një nga lagjet e qytetit, brenda një lokali, një zonë ambjenti me disa kompjutera që kishin të hapur në ekran lojëra elektronike kazinoje.
Ndër të tjera, bëhet me dije se në këto kompjutera janë gjetur edhe faqe që dyshohet se përdoreshin për vendosje të basteve sportive.
Operacioni është ende në vijim dhe pritet që në përfundim të ketë edhe persona të arrestuar. Mësohet se policia po interviston administratorin e lokalit dhe klientë të ndryshëm që kanë qenë në këtë lokal.
Priten detaje të tjera në vijim.
