KORCE – Dy 17-vjeçarë korçarë janë zhdukur që prej paradites së sotme, ndërsa familjarët e tyre kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi dyshojnë se janë mbytur në rezervuar. Mësohet se djemtë janë futur për tu larë në rezervuarin e fshatit Qatrom të Korçës, paraditen e sotme, por askush nuk i ka parë të dalin prej andej.

Rrobat dhe këpucët e dy të rinjve, të lëna pranë vendit të quajtur “Gropa e Danielit”, kanë përforcuar dyshimet se të rinjtë kanë humbur jetën në kënetë.

Sipas policisë së Korçës, dy të rinjtë e zhdukur janë Berti dhe Rei Tahillari, kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia e Korçës ka nisur menjëherë kërkimet për dy djemtë, ndërsa po ndihmohet edhe nga banorë të zonës, të cilët kanë dalë në kërkim të 17-vjeçarëve.

mbytja 2

DESHMIA E SHOKUT
I pari që vuri re rrobat e dy kushërinjve buzë kënetës ishte shoku i tyre Nikolin Nasto, i cili rrëfen për “News24” se kishte shkuar për të parë grepat që kishte hedhur për peshkim në kënetë.
“Kisha vënë grepat për peshkim dhe erdha ti shikoja. Pashë rrobat dhe mendova se qenë trembur e fshehur. I kërkuam djemtë në fshat por nuk i gjetëm.”- deklaroi Nasto.

mbytja 3

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.08.2016, jemi njoftuar nga një telefonatë, se në fshatin Qatrom, shtetasit R.Tahirllari dhe B.Tahirllari (kushërinj) të dy rreth moshës 17 vjeç, janë larguar nga banesat respektive, mëngjesin e ditës së sotme dhe familjarët e tyre nuk kanë informacion për ta, se ku mund të ndodhen.
Nga të dhënat paraprake, u krijuan dyshime se këta shtetas, mund të jenë mbytur në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”, në fshatin Qatrom.
Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë, për të shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë krehjen e zonës dhe për të kryer kërkimet përkatëse.
Nga ana e grupit hetimor, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: