Koreja e Jugut po shqyrton me kujdes mundësinë e vendosjes së një anijeje luftarake në Ngushticën e Hormuzit , ndërsa do të jetë në komunikim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në lidhje me kërkesën e Presidentit të SHBA- së Donald Trump , raportuan mediat lokale.
Zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha të martën se do t’i shqyrtojë me kujdes thirrjet e Trump drejtuar aleatëve të SHBA-së për të dërguar anije luftarake për të siguruar lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.
“Ne do të jemi në komunikim të ngushtë me SHBA-në lidhur me këtë çështje dhe do të marrim një vendim pas një vlerësimi të kujdesshëm “, tha zyra presidenciale në një deklaratë.
Duhet theksuar se Britania po shqyrton gjithashtu dërgimin e anijeve luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit. Një zëdhënës i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes tha: “Siç e kemi thënë më parë, aktualisht po diskutojmë me aleatët dhe partnerët tanë një sërë opsionesh për të siguruar sigurinë e transportit detar në rajon.”
