Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un mbikëqyri testimin e një “motori me karburant me shtytje të lartë” për një armë të re strategjike, njoftuan mediat shtetërore koreane të premten.

Zhvillimi mund t’i japë diktatorit kontrollin e një arsenali më të lëvizshëm e më të vështirë për t’u zbuluar të raketave balistike ndërkontinentale që mund të arrijnë në SHBA.

“Testi statik i qitjes” i së enjtes i një motori rakete në objektin e lëshimit të raketave në veriperëndim të vendit ishte i pari i këtij lloji në Korenë e Veriut, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Kim lavdëroi shkencëtarët dhe teknikët për testin, duke thënë se ai priste që arma e re të ndërtohej “në harkun më të shkurtër kohor”, tha KCNA.

Testi i fundit motorik tregoi se Koreja e Veriut është e vendosur të zbatojë betimet e Kim për të zhvilluar sisteme të tilla të sofistikuara të armëve, pavarësisht nga vështirësitë e brendshme të lidhura me pandeminë dhe presionet ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA për të frenuar programin e saj bërthamor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: