Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë në Detin e Japonisë teksa diktatori Kim Jong-un ka treguar kështu edhe një herë kapacitetet luftarake që zotëron vendi i tij.

Fqinjët e Koresë së Veriut konfirmuan lëshimin, pasi Pheniani rriti testimet e raketave në përgjigje të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut që kryejnë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, të cilat i ka konsideruar si një tentativë pushtimi.

Ministria e Mbrojtjes dhe roja bregdetare e Japonisë thanë se raketa e Koresë së Veriut u hodh të dielën në mëngjes, por nuk treguan detaje të tjera.

Sakaq, agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap citoi ushtrinë e Jugut të thoshte se Koreja e Veriut kishte gjuajtur një raketë balistike drejt ujërave të saj lindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb