Shqipëri dështoi të fitonte mbrëmë ndaj Izraelit, duke zhgënjyer tëgjithë me atë humbje 1-2 në shtëpi. Nëse skuadra e Kombëtares nuk bëri detyrën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozërinë tonë, e cila mbrëmë ishte e përgatitur dhe qëndroi në mbështetje të djemve për 90 minuta me radhë. Në shkallët e tribunave dëgjohej muzikë patriotike, sakaq spektakli ishte i jashtëzakonshëm.

Tifozët Kuq e Zi shpalosën një koreografi me mesazh të veçantë. Në një televizor shihej harta e Shqipërisë së Madhe dhe në tekst shkruhej: “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”.

Banderola
Banderola

 

Mediat serbe i kanë dhënë jehonë të madhe kësaj koreografie, teksa kërkohet nga UEFA që mos të qëndrohet “duarkryq”, por të merren masa të menjëhershme. Për ta, ky është një reklamim i hapur i Shqipërisë së Madhe dhe të papranueshme u dukeshin edhe shfaqja e simboleve të UÇK.

“SKANDAL NË TIRANË! Në tribuna u shfaq flamuri i Shqipërisë së Madhe dhe slogani i UÇK-së! turp!” – Shkruan Kurir.

 

Rs
Rs

Telegraf.rs thekson në titull: “Skandal në ndeshjen e Ligës së Kombeve: Shqiptarët shfaqin një pankartë me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe një mesazh sipër saj”.

 

Uuu
Uuu

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb