Një varkë mori zjarr natën e së martës në Marina Gouvia, në Korfuz.

Varka u dogj plotësisht, ndërsa mësohet se sipas zjarrfikësve nuk është sqaruar ende se ku ka nisur zjarri.

Lidhur me këtë kanë nisur hetimet me ekspertët.

Mbërritja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur nxjerrjen nga anija të të gjithë pjesëtarëve në bord pa anjë lëndim.

Në operacion morën pjesë 20 zjarrfikës të Brigadës së Zjarrit me gjashtë automjete.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb