Italia ashtu si shumë vende të botës po jeton një situatë të pazakontë për shkak të virusit të Covid-19. Qeveria italiane ka marrë masa drastike, duke kërkuar izolimin e të gjithë qytetarëve të saj në banesa.

Për të kaluar këtë moment dhe për të larguar pak këtë situatë të trishtë, në të gjithë Italiane banorë të ndryshëm, me kitara, trompa, dajre, por edhe tenxhere, janë bërë bashkë duke kënduar nga ballkonet e tyre për flashmob, që bashkon vendin.

Nga Milano në Romë, muzike dhe këngë në ballkone për të mundur frikën. Kujtojmë qe deri tani numri i te vdekurve në Itali nga Koronavirusi ka shkuar në 1266.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb