Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një mbledhje online të Komitetit Teknik të Epidemisë, me mjekë dhe specialistë të mjekësisë, me të cilët ka biseduar për masat që janë marrë për të ndaluar koronavirusin.

Rama u shpreh se specialistët tanë kanë bërë një punë të lavdërueshme, njësoj si kolegët e tyre në Europë, ndërsa mjekët deklaruan se në këtë fazë janë duke shkëputur hallkat e zinxhirit të virusit.

Specialistë të tjerë deklaruan se ka raste që janë zbuluar vetëm falë hetimit të rasteve me koronavirus.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino: Ne jemi munduar që të izolojmë epideminë. Po shohim kontaktet që kanë personat e infektuar, për të zbuluar zinxhirin. Disa raste janë zbuluar falë hetimit të kontakteve. Gjithcka është bërë me durim dhe me hetim.

Albana Fico: Po gjurmojmë kontaktet që kanë pasur të dyshuarit me koronavirus.

Najada Como: Të prekurit në shumë janë edhe me sëmundje të tjera shoqëruese, kjo duhet thënë. Mirëpo, kujdesi patjetër duhet në cdo rast.

Eugena Tomini, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP): Shpresojmë që rastet të vijnë dhe të bien në vazhdim.

Edi Rama: Duam të shohim strategji masash për koronavirusin. Duam të kolaudojmë me ju një sërë masash e hapash. Duhet të ecim paralelisht me situatën. Nuk keni asnjë dallim nga ajo që bëjnë kolegët e juaj në Europë.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Masat e marra janë për të ulur kurbën dhe shkëputjen e hallkave të zinxhirit të epidemisë. Sëmundja nuk ka më kufi moshor. Ecuria kudo në botë dhe në Shqipëri tregon se prek cdo moshë. Masat e marra  janë tepër të rëndësishme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb