Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se nga situata e koronavirusit, sektori më i goditur ka gjasa të jetë turizmi, kurse vlerësoi se farmacitë dhe dyqanet janë përfituesit më të mëdhenj.

Sejko theksoi se situata mund të ndikojë që të kemi një rritje të ulët financiare për këtë vit.

“Turizmi pëson më shumë nga koronavirusi, kurse më shumë përfitojnë farmacitë dhe dyqanet. Duhet pranuar se ekonomia do të ketë një rritje të vogel.

Nuk mund të them nëse do kemi recension në nivel viti, pasi në nivel tre mujor patjetër do të ketë. Këtë vit do të kemi një rritje më të vogël për shkak edhe të koronavirusit, ndërsa pritet që vitin që vjen të kemi rritje ekonomike, sipas parashikimeve tona”, tha Sejko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb