Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi lidhur me spitalin bashkiak të Lushnjes.
MShMS në një reagim publik bën me dije se pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.
Sipas MShMS, repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.
MShMS thekson në njoftim se spitali Bashkiak Lushnjë vijon shërbimet për pacientët në kushte të sigurta dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.
Postimi i plotë:
Në lidhje me pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, sqarojmë se ato i 𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐧𝗲̈𝐬 𝐧𝐫. 𝟯, 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝗲̈ 𝐩𝗲̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.
𝐑𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧𝗲̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝗲̈ 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.
✅ Spitali Bashkiak Lushnjë garanton se 𝐬𝐡𝗲̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝗲̈𝐫 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝗲̈𝐭 𝐯𝐢𝐣𝐨𝗷𝗻𝗲̈ 𝐭𝗲̈ 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝗲̈ 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝗲̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐚 dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.
VIDEOJA E PUBLIKUAR NGA KORRESHI:
