Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar publikisht, sipas tij, përfshirjen e deputetëve socialistë të Lushnjës në shpërndarjen e postimeve që lidhen me gjendjen e Spitalit të Lushnjës, pas deklaratave dhe publikimeve të bëra prej tij mbi situatën në këtë institucion.

Korreshi e cilëson situatën në spital si të rëndë dhe gjendjen e godinës si skandaloze, duke theksuar se përpjekjet për të kundërshtuar apo relativizuar pasqyrimet e tij nuk qëndrojnë.

Ai sfidon deputetët që, sipas tij, kanë shpërndarë postime për çështjen, të shkojnë së bashku në terren për të parë nga afër kushtet në të cilat funksionon spitali.

Në reagimin e tij, Korreshi denoncon gjithashtu mosnisjen e punimeve për rikonstruksionin e godinës, duke theksuar se pajisjet janë hequr, ndërkohë që leja për rikonstruksion ende nuk është dhënë. Sipas tij, edhe pas shtatë muajsh, situata mbetet e njëjtë dhe nuk ka nisur asnjë ndërhyrje konkrete.

Deputeti i PD kërkon ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në Spitalin e Lushnjës dhe transparencë mbi procesin e rikonstruksionit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb