Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Lushnjës, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen që, sipas tij, është krijuar në qytet për shkak të ndotjes së kanalit vaditës.
Përmes një reagimi publik, Korreshi tha se bidonat plastikë dhe mbeturinat ka
në bllokuar kanalin që kalon nëpër Lushnjë, duke krijuar ndotje, erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin e banorëve.
“Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe bllokojnë kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërme, mushkonja dhe burim infeksioni”, u shpreh deputeti demokrat.
Ai i bëri thirrje qeverisë dhe Bashkisë së Lushnjës të ndërhyjnë për pastrimin e kanalit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
“I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ua ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë, nëse s’ju prishim plazhin për ditë të dielë”, deklaroi Korreshi.
