“Opozita duhet të jetë pjesë e komisioneve për reformat”, kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi gjatë një interviste në Neës24.

Gjithashtu ai theksoi se është shumë e rëndësishme që PD të shkojë me ide të qarta si për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

“Ne duhet të hyjmë patjetër në reformën territoriale. Duhet të shkojmë me ide të sinqerta dhe të qëndrueshme dhe me gjithë argumentacionin ligjor që kemi bërë. Ne duhet të gjejmë një vijë të mesme. Mendoj që ajo që kemi prezantuar para 2 apo 3 vitesh ka qenë një ide shumë e mirë, dhe të rishikohet nga PD nëse i qëndrojmë apo jo. Pra njerëzit duhet ta dinë se kush është vendimi apo mendimi që ka opozita. Dhe për reformën territorial dhe reformën zgjedhje duhet të jemi të qartë se cili është qëndrimi jonë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb