Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion për prishjen e 7 objekteve në segmentin rrugor Elbasan–Papër, në kuadër të zbatimit të projektit infrastrukturor të Korridori 8.

Sipas njoftimit, objektet e shembura ishin ndërtime një dhe dykatëshe. Për tre prej tyre është zbatuar procedura e shpronësimit për interes publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, katër objektet e tjera rezultuan pa leje ndërtimi dhe pa dokumentacion të rregullt pronësie, çka ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për prishjen e tyre.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb