Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se një zgjidhje për “nyjën e Kosovës” mund të vijë përmes organizimit të një konference ndërkombëtare.
“Si parakusht për një gjë të tillë do të ishte që qëndrimet e të dy palëve të përafroheshin, meqë, sikundër dihet, janë ende larg njërit-tjetrit” – deklaroi Dacic për mediat serbe.
Referuar deklaratave të ministrit Daçiç, mediat në Serbi shkruajnë se organizimi i një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit të kufirit mes Kosovës e Serbisë,mund të quhet një ‘Dayton 2’, konferencë e cila do të mbahet në para muajit maj 2019.
Kreu i diplomacisë serbe tha se korrigjimi i kufijve do të ishte çështja e vetme e kufijve në axhendë në rastin e një Dayton 2
(BalkanWeb)