“Korrupsioni rrezik Kombëtar!”, kështu shprehet deputetja e PD Jorida Tabaku nëpërmjet një reagimi në Facebook, ndërsa akuzon qeverinë se është kthyer në qeveri të oligarkëve.

“87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është rrezik për sigurinë në Shqipëri.
Mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcnim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën. Kampioni i intervistave ishte tejet i interesant në shpërndarje, mbi 50% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është rritur ndjeshëm. Lufta kundër korrupsionit nga kjo mazhorancë ka qenë qesharake aq sa mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni do të përkeqësohet apo do jetë shumë më keq se sa viti aktual. Ndonëse qeveria pretendon se nuk është një qeveri pro oligarkëve, 1 n2 3 shqiptarë mendojnë që janë pikërisht oligarkët që promovojnë dhe krijojnë korrupsionin me qeverinë. Ndërkohë që 20% e shqiptarëve mendojnë që është dobësia e demokracisë sonë!”, shkruan Tabaku në Facebook.
Gjithashtu Tabaku shprehet se lufta kundër korrupsionit nga mazhoranca kthyer në është qesharake, pasi sipas saj qytetarët besojne se do të përkeqësohet në vijim.

Reagimi i plotë:

Korrupsioni rrezik Kombëtar!

87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është rrezik për sigurinë në Shqipëri.

Mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcenim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën.

Kampioni i intervistave ishte tejet i interesant në shpërndarje, mbi 50% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është rritur ndjeshëm.

Lufta kundër korrupsionit nga kjo mazhorancë ka qenë qesharake aq sa mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni do të përkeqësohet apo do jetë shumë më keq se sa viti aktual.

Ndonëse qeveria pretendon se nuk është një qeveri pro oligarkëve, 1 n2 3 shqiptarë mendojnë që janë pikërisht oligarkët që promovojnë dhe krijojnë korrupsionin me qeverinë. Ndërkohë që 20% e shqiptarëve mendojnë që është dobësia e demokracisë sonë!

Për një kohë të gjatë kam argumentuar në çdo medium se në Shqipëri mungon vullneti politik i mazhorancës për të luftuar korrupsionin ndaj nuk më bën habi që 73.2% e shqiptarëve mendojnë se janë politikanët që janë përgjegjës për të.

Një rezultat që tregon më së miri se si korrupsioni tanimë është i nivele të larta.

SPAK duhet të dëshmojë forcën e tij dhe të fitojë bindjen tek qytetarët se është në luftë kundër korrupsionit. Besueshmëria tek ai është e ulët aktualisht por pritshmëritë janë tejet të larta.

Ndërkohë që mazhoranca socialiste duhet të kuptojë se nëse thuajse 50% e shqiptarëve nuk shohin transparencë dhe për rrjedhojë korrupsion të lartë vjen sepse kjo mazhorancë nuk miraton komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Sondazhi jep rezultate që shumëkush i ka të qarta por kur këto janë të pasqyruara në shifra nevoja për ndryshim është edhe më e domosdoshme.

Aq më tepër kur raporti korrupsionit me krimin e organizuar është në korrelacion të drejtë sipas mbi 60% të shqiptarëve që jetojnë në qytet apo zonat rurale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: