Dhjetë klube janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm.
Nga këto, tetë klube janë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa dy të tjera përfaqësojnë futbollin e femrave.
Në total, 12 klube kishin aplikuar për licencim pranë FFK-së, por vetëm dhjetë prej tyre janë licencuar, ndërsa dy nuk kanë arritur të sigurojnë këtë të drejtë.
Klubet e licencuara për garat evropiane janë: FC Drita, FC Ballkani, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, FC Dukagjini, FC Llapi dhe FC Ferizaj.
Në konkurrencën e femrave, licencën e kanë siguruar KFF Mitrovica dhe KFV Prishtina.
Ndërkohë, klubet që nuk janë licencuar janë FC Drenica dhe FC Prishtina e Re.
