PRISHTINE- Kosova anëtarësohet në FIFA, ndërsa do të jetë anëtarja e 210 me të drejta të plota. Në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar pro Kosovës.
Bëhet e ditur se Kosova ka marrë 141 vota pro dhe duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e saj. Sakaq, në përqindje Kosova ka marrë 86% të votave pra 141 vota pro dhe 18% kundër ku ishin 14%. Pas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtën të luaj në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.
Kreu i federatës së Futbollit Kosovar, Fadil Vokrri pohoi se kjo është një arritje e madhe historike për vendim. “Do përpiqemi për të mbrojtur vlerat e futbollit”, tha Vokrri.
HASHIM THAÇI: ISHTE NJË RRUGËTIM I GJATË I SPORTIT KOSOVAR
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Kosovën për anëtarësimin e saj në FIFA. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Faceboo’, Thaçi theksoi se ky ishte një rrugëtim i gjatë i sportit kosovar.
“Anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talentë kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës. Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Ishte një rrugëtim i gjatë i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar. E filluam me pingpong dhe e përfunduam sot në FIFA. Të bashkuar duhet të luftojmë për betejën e radhës, për fitoren e radhës, për ditën historike të radhës për Kosovës. Gëzuar! HTH”, citohet në mesazhin e Thaçit.
KRYEMINSTRI MUSTAFA: SË SHPEJTI DO T’JU SJELLIM LAJME TË TJERA TË MIRA
“2016-ta pa dyshim është viti ynë”, shkruan Kryeministri Isa Mustafa, ndërsa përshëndet pranimin e Kosovës në FIFA. “Kosova sapo u bë anëtare e familjes botërore të futbollit, FIFA. Sukseset për vendin tonë nuk kanë të ndalur. Së shpejti do t’ju sjellim lajme të tjera të mira. Kosova është gati”, shkruan në Facebook kryeministri Isa Mustafa.
INFANTINO: PRANIM I KOSOVËS NË FIFA, NDËRTIM I URAVE NË MES POPUJVE NË BOTË
Fill pas këtij vendimi historik për Kosovën, presidenti i FIFA-s, Giani Infantino e cilësoi pranimin si ndërtim të urave në mes popujve në botë.
VESELI: MBARË BOTA DO SHIJOJË FUTBOLLIN E TALENTIN
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli menjëherë pas pranimit të Kosovës në FIFA vlerëson se kjo është një arritje tjetër e madhe për Kosovën. “Kosova sapo arriti një fitore të re të madhe në fushën e sportit, duke u anëtarësuar në FIFA. Ky ishte një hap i rëndësishëm përpara në konsolidimin e mëtejshëm të imazhit dhe pozitës së Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shumë shpejt, mbarë bota, do ta shijoj futbollin e talentëve të panumërt të rinisë sonë”, shprehet ai.
(ed.me/BalkanWeb)
