KOSOVE- Edita Tahiri, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës, sapo ka konfirmuar se sot në nivelin e Komitetit Politik të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian është marrë vendimi në mbështetje të MSA-së për Kosovën. Në një prononcim për “KOHA Ditore”, ajo ka theksuar se nesër pritet që edhe Këshilli përfundimisht të vendosë për këtë çështje.

“Nënshkrimi është paraparë për javën tjetër dhe diku është përmendur data 27 tetor dhe me këtë rast po rrumbullakohet një proces i rëndësishëm në rrugën e integrimit të Kosovës në BE”, ka thënë ministrja Tahiri.

“Mendoj se kjo arritje e Kosovës është rezultat i dialogut të Brukselit, sepse edhe në vitin 2011, në dhjetor, Këshilli Evropian kishte marrë vendim që Kosovës do t’i ofrohet MSA-ja”.

Kosova i ka përfunduar bisedimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në korrik të vitit 2014, që paraqet një hap në rrugën kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që mund të bartë me vete përfitime ekonomike.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: