Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO, në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar vendimin për avancimin e statusit të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Haliti tha se pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga përfaqësuesit e Serbisë, Byroja kishte marrë një vendim dhe fatmirësisht u votua pro Kosovës.
Ai tha kundër pati vetëm 1 votë kundër, të një deputeti hungarez, ndërkohë që 14 vota ishin abstenim.

Haliti u shpreh se ekziston një pozitivitet në raport me Kosovën. Ai tha se NATO ka interes që Rajoni të jetë pjesë e Aleancës së Atlantikut, por kjo varet edhe nga obligimet që duhet të kryejë Kosova.

“Janë 4 shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe sipas Kushtetutës së Kosovës secili prej tyre mund të përdorë veton, në këto kushte ne duhet të punojmë shumë me secilin nga anëtarët e NATO-s, sikundër duhet të plotësojmë të gjitha obligimet në kuadër të anëtarësimit”, tha Haliti.

Ai shtoi se Kosova është nën ombrellën e NATO-s, çka do të thotë se ne nuk kemi çfarë të bisedojmë se cilat janë dëshirat tona, apo se si ne mund të kontribuojmë lidhur me sigurinë.

“Detyra jonë është është të plotësojmë kërkesat nga NATO dhe BE. Përgatitja e forcave të Kosovës po bëhet në bazë të rregullave që ka bërë vetë NATO”, tha Haliti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb