KOSOVË

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka Lëshuar tjetër urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës.

Pas raportimeve të qytetarëve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”, ministri ka urdhëruar të ndalohet hyrja e këtyre produkteve në territorin e Kosovës, shkruan KP.

Pas konstatimit në terren, ministri Shala ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar që të kërkojnë nga operatorët ekonomikë që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketime të tilla, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb