Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në Kosovë. Spiropali në një konferencë për shtyp me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, theksoi se politika e zgjerimit të BE duhet përdorur si një armë e fuqishme dhe se nuk duhet të lejohet që Ballkani Perëndimor të ndikohet nga aktorë të jashtëm që sjellin problematika.
Gjithashtu Spiropali u ndal edhe te Gjyqi në Hagë duke nënvizuar se lufta e UCK ishte një luftë e drejtë.
“Sot në Hagë përballem me drejtësinë udhëheqësit e UCK, ata përfaqësojnë lirinë. E vërteta historike nuk është në gjyq. Ne kërkojmë drejtësi. Dhe kjo është përgjegjësi ndaj Historisë. Integrimi euroatlantik, element kyç”, tha ajo.
