Lech Poznan pësoi disfatë 1-3 ndaj Crvena Zvezdës, në kuadër të kualifikueseve të Champions. Një skandal i vërtetë u vu re në shkallët e stadiumit Poznan (Poznań), teksa tifozët polakë nuk hezituan të shpalosnin një baner, në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi”.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një sfidë të një niveli Champions, ka vend edhe për baner të tillë, me veprime të tilla që nuk i shkojnë përshtat aspak sportit më të bukur në botë, futbollit.

Madje, ka qenë klubi i Crvena Zvezdës, që ka falenderuar Lech Poznan. Reagimet për rastin në fjalë, kanë qenë të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që hasen raste të ngjashme skandaloze, pasi edhe më herët kanë ndodhur gjëra të tilla.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb