Trajneri i Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media ka theksuar se skuadra dardane synon vetëm fitoren me Slloveninë.

“E kemi analizuar Slloveninë, jo vetëm ndeshjen direkte por edhe ato që i kanë luajtur me kombëtare tjera. Synimi ynë është absolutisht fitorja dhe shpresoj përmes analizave që kemi bërë të arrijmë këtë.

Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat kanë luajtur mirë dhe kujdesshëm. Asnjëra nuk i shfrytëzuan rastet, pres njëjtë edhe nesër dhe detajet ta bëjnë dallimin.

“Rrahmani? Po, Amiri tashmë i ka zhvilluar tre ndeshje të plota me Napolin. Është pak i ngarkuar, por pritet të jetë gati nesër”.

“Zhegrova? Do të shohim nesër. Në ndeshjen e fundit zhvilloi 30 minuta, ka qenë në formë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Në bazë të nevojave të kombëtares, do të marrim vendimin”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb