Kosova do sfidojë Slloveninë dhe Suedinë, në kuadër të kualifikuese të botërorit. Para këtyre takimeve, ka dhënë mendimin e tij, trajneri i “dardanëve”, Franco Foda.

“Janë dy ndeshje shumë të vështira, por jo të pamundura. Pas fitores ndaj Suedisë, ekipi ka fituar vetëbesim dhe ka treguar pasion e vendosmëri. Kemi parë që jemi në gjendje të fitojmë edhe kundër rivalëve të fortë.

Sllovenia është një kundërshtar shumë i fuqishëm, me mbrojtje dhe sulm të mirëorganizuar, por në seancat stërvitore do të përgatitemi maksimalisht. Për më tepër, në shtëpi kemi përkrahjen e tifozëve tanë dhe shpresoj që me ndihmën e tyre të jemi të gatshëm për një tjetër fitore.

Loja kundër Zvicrës nuk shkoi siç dëshiruam, sidomos në fazën mbrojtëse, por pas analizave bëmë ndryshimet e duhura. Ndaj Suedisë luajtëm si ekip dhe treguam që mund të jemi rivalë të denjë edhe ndaj skuadrave me emra të mëdhenj. Por futbolli nuk luhet në të kaluarën, por në të ardhmen. Ajo fitore tashmë i takon historisë. Morëm tri pikë të rëndësishme, por tani fokusi ynë është te Sllovenia dhe pres nga lojtarët që të japin maksimumin”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb