Kombëtarja e Kosovës U19 ka nisur sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret kundër Shqipërisë, që do të zhvillohen në Rogozhinë, në stadiumin Egnatia Arena, më 6 dhe 9 Qershor.

Grumbullimi do të zgjasë 3 ditë dhe do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali. Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Adil Maliqi, ka në dispozicion në këtë grumbullim 23 futbollistë vendorë.

Ky grumbullim ka një rëndësi të veçantë për përzgjedhësin Maliqi, i cili do të shfrytëzojë këto ditë për të vlerësuar formën aktuale të futbollistëve dhe për të punuar në komponimin e ekipit për turnetë e ardhshme. Trajneri ka si synim të ndërtojë një ekip të fortë dhe konkurrues.

Futbollistët e përzgjedhur theksuan se këto grumbullime janë një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar lojën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb