Mbrojtësi i dardanëve, Albian Hajdari, u ndal të fliste pak para ndeshjes Kosovë-Turqi, e vlefshme për finalen e Play Off të Botërorit.
“Ne e fillojmë lojën ashtu si kemi përfunduar ato të fundit, në maksimum me karakter dhe shpirt. Ndoshta fitojmë, ndoshta humbim. Ne do të luftojmë 90 minuta. Gjumë, prej presionit? Gjendja dhe atmosfera brenda ekipit është fenomenale.
Por duhet të përballemi me këto gjëra, nuk duhet të mbajmë presion. Ne e kemi fokusin në lojë dhe nuk na heq gjë fokusin. Kundërshtari? E njohim mirë Turqinë. Do të mundohemi të japim ato që na ka thënë trajneri. Shpresoj që marrim fitore”.
