Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendosi që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Eksperti i zhvillimeve rajonale Ardian Bajraktari në një intervistë në “News 24 Fundjava”, foli për zhvillimet politike në Kosovë, duke komentuar edhe certifikimin e Listës Serbe.

“Është bërë si një mjet, ku VV përpiqet ta shfrytëzojë për qëllime elektorale. Mospjesëmarrja e një subjekti politik nuk mund të bëhet në rrethana të tilla. Dhe lista serbe bëri një ankese dhe në rrjedhe të kësaj u bë i ditur lajmi i pranimit të Listës Serbe. Ku u bë edhe certifikimi. Kjo ishte edhe e pritshme referuar legjislacionit”, tha ai.

Gjatë intervistës, Bajraktari, ndërsa foli për zgjedhjet , tha se Diaspora, është shumë e rëndësishme që të marrë pjesë në zgjedhje.

Sa i përket klimës së brendshme politike në Kosovë, nisur nga ngërçi politik ai tha se ka pasur një mungesë së vullnetit politik për të themeluar institucionet, duke bërë që Kosova të humbë shumë.

“Vlerësoj që edhe reagimet e ambasadave, ajo e SHBA dhe të vendeve të tjera mike kanë qenë në një linjë. Pavarësisht siç e thashë që Lista Serbe është një mekanizëm që funksionin i dirigjuar nga Beogradi, ne duhet të zbatojmë ligjin. Unë vlerësoj që edhe brenda komunitetit serb duhet pasur pluralizëm sa i përket mënyrës së përfaqësimit.  Diaspora mërgata jonë është shumë e vlefshme për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Të gjithë ata që kanë nënshtetësinë e Kosovës, kanë të drejtë të votojnë. Ndërsa sa i përket mënyrës së votimit, për këtë ligji është i qartë. Diasporës duhet t’i mundësohet votimi. Por ligji nuk e mundëson të votohet në ambiente përtej konsullatave dhe ambasadave.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb