Federata e Sllovenisë ka bërë me dije se ka larguar nga pankina trajnerin Matjaz Kek, i cili drejtoi këtë përfaqësuese për 7 vite.
“Kontrata e trajnerit të ekipit kombëtar të Sllovenisë, Matjaa Kek, skadoi më 30 nëntor. Presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovenisë dhe trajneri Matjaa Kek u takuan dhe pas një bisede arritën në përfundimin se pas shtatë vitesh bashkëpunimi shumë të mirë dhe të drejtë, i cili solli sukses të jashtëzakonshëm me një vend në Kampionatin Evropian dhe në raundin e 16-të, bashkëpunimi po ndërpritet”, thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të Sllovenisë.
Kujtojmë që u mposht nga Kosova në Kualifikueset e Kupës së Botës dhe nuk ia doli dot që të sigurojë një biletë për në Play Off.
