Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi Kosova nuk u përfshi në programin 7.5 miliardë euro të Bashkimit Evropian.
Hoxhaj tha se ky është dështim poshtërues i Qeverisë Kurti. “Përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtërues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, kur kjo amnistohet dhe Kosova sanksionet. Bashkimi Evropian ka sanksionuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën!”, thuhet në reagimin e Hoxhajt në “Facebook”.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sot në Bruksel qytetarët, bizneset dhe institucionet publike e vendeve të rajonit që morën pjesë në këtë takim, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Evropian.