Turqia luan ndaj Kosovës me 31 mars, në finale e Play Off të Botërorit. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i ekipit turk Vicenzo Montella, vlerësoi në maksimum dardanët.

“Kosova ka ardhur deri këtu me meritë. Nga ana taktike dallohet qartë struktura e tyre, kanë një lojë dhe ide shumë të qartë. Këtë mund ta shihni edhe gjatë ndeshjes. Do të dalim në një finale. Edhe ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë dhe e dimë çfarë duam të bëjmë.

“Që nga dita e parë e deri sot kam ndjerë mbështetjen e Federatës. Nëse kam mesataren më të lartë të pikëve në ndeshje zyrtare, kjo është falë kësaj mbështetjeje. U bëmë një kombëtare e respektuar në botë. U ngjitëm në Ligën e Kombeve, u rritëm në renditjen e FIFA-s. Falënderoj të gjithë. Lojtarët e mi i ndiej si fëmijët e mi, si familjen time..

Falënderoj z. Hacıosmanoğlu. Për ëndrrën tonë për Kupën e Botës, të cilën e kemi prej kohësh, do të bëjmë maksimumin. Pavarësisht rezultatit në ndeshjen me Kosovën, mendimet e mia për lojtarët e mi nuk do të ndryshojnë kurrë. Nuk do t’i ndërroja me asgjë”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb