Kosova është në kërkim të një trajneri, që prej largimit të Primoz Gliha. Dështimi në kualifikueset e Euro 2024 ka bërë që te “Dardanët” të fillojnë të mendojnë për ndryshime, si e vetmja mënyrë për të shkuar përpara.

Gazetari i njohur nga Kosova, Arlind Sadiku ka postuar një fotografi në Facebook, ku duket që Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar në Stamboll teknikun spanjoll, Roberto Moreno.

“Presidenti i FFK-s Agim Ademi takon Robert Morenon në Stamboll, marrëveshja është afët që spanjolli të bëhet selektor i Kosovës” – Shkruan Sadiku. 46-vjeçari Moreno ka drejtuar Moancon dhe Granadan. Alternativë tjetër e përfolur për stolin e Kosovës është ajo e De Biasit.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: