TIRANË- Kandidati i koalicionit të djathtë, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, Halim Kosova është takuar pasditen e sotme me banorët e Shkozës. Kosova ka bërë publike disa prej pikave më të rëndësishme të programit të tij për këtë zonë si dhe projektet më kryesore.

Kandidati i djathtë numëroi disa prej rrugëve ku do të ndërhyhet. Ai tha se do punojë për të gjithë qytetarët e Bashkisë së Tiranës, pa bërë asnjë dallim, bazuar edhe në eksperiencat e tij të mëparshme në detyra të rëndësishme.

“Nuk jam politikan tipik, por mendoj se qyteti më shumë se kurrë për këtë ka nevojë. Do të punoj për të gjithë siç kam punuar gjithë jetën time, pa bërë asnjë dallim, i pasur, i varfër, socialist, demokrat”, tha Kosova.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: