Kosova pas barazimit në ndeshjen e parë kundër Azerbajzhanit në transfertë ia ka arritur që në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, i pari në stadiumin “Adem Jashari”, të marrë një fitore me rezultatin 2-0 ndaj Ishujve Faroe.

Që në minutat e para, ishin vendasit ata që kontrollonin lojën. Kosova imponohet duke mbajtur topin, por është e rrezikshme edhe në daljet e saj përpara. Pas dominimit të 45 minutave të para, pjesa e dytë fillon me të njëjtin ritëm për ekipin e Challandes. Por në ndryshim nga pjesa e parë, e dyta është me konkrete. Pas një serie tentativash, në minutën e 50’ Kosova do e gjente golin me anë të Arbër Zenelit, i cili me një goditje të bukur e çoi topin në rrjetë.

Nuk vonoi shumë dhe Kosovë e dyfishoi rezultatin. Këtë herë ai që shënon do të ishte Atdhe Nuhiu që nuk e gaboi topin e pasuar nga Amir Rrahmani. Deri në fund Kosova nuk lëshon terren dhe merre një tre pikësh me shumë vlerë në këtë kompeticion të ri.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Nuhiu; Trajner: Challandes B.

Ishujt Faroe: Nielsen, Vatnhamar, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Bartalstovu, Hansson, Joensen, Sorensen, Olsen, Edmundsson; Trajner: Olsen L.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb