Kosova përballet me Sllovakinë në Play Off të Botërorit me 26 mars. Për ndeshjen që do luhet në Bratislavë dhe për dardanët, ka folur ish-lojtari i Kombëtares, Rudi Vata. Vata shprehet për Sport News në News 24 se Kosova ka cilësi dhe nëse kualifikohet, do jetë “hirushja” e Botërorit.
“Unë te Kosova besoj shumë pasi janë në rritje. Janë shumë të organizuar dhe kanë balancë të mirë. Kanë lojtarë golashënues dhe shumë kreativë në krahët e sulmit. Mund të jetë hirushja e Botërorit, pasi kanë kualitet të niveleve të larta”- tha ai gjatë bisedës me moderatoren Trevisa Tufën.
