Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ka dhënë opinionin e tij për barazimin 1-1 në Izrael, në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për neve. E kemi ditur që Izraeli janë ekip i fortë. Janë favorit i grupit me Zvicrën. Kemi punuar shumë dhe sot kthehemi me një pikë. Ka pasur raste kur e humbëm kontrollin. Na duhet të fitojmë ndaj Andorrës dhe me mbyll këtë muaj me katër pikë” – Tha ai.

Kosova gjendet në një grup edhe me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Ekipi i Giresse do tentojë kualifikimin në Euro 2024, objektiv ky mjaft i vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: