Lojtari i Kosovës, Florent Muslija dha mendimin e tij pas barazimit me Zvicrën.
“E rëndësishme që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar që mund të luajmë kundër Zvicrës”.
“Jam shumë i lumtur. Është shumë motivuese që nuk kemi humbur nga Zvicra. Tani e kemi play-offit në mars dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare. Të gjithë kemi dhënë maksimumin”.
E kemi merituar vendin që e kemi. Besojmë se mund të arrijmë ende. E kam vetëbesimin, e di që mund të luajë dhe të ndihmoj ekipin”,- tha Muslija.
