Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur nesër dite zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës.

“Me vendim të Presidentes Jahjaga, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: