Arbëreshë Kryeziu, deputete e Lëzivjes Vetvendosje në Kosovë, përmes një lidhje direkte me News24 në Opinion, u shpreh se opozita po bllokon konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Kryeziut, nuk është çështje emri për kryetare Kuvendi, pasi çdo gjë është refuzuar, madje edhe seanca hapëse për raportin e verifikimit të mandateve u bojkotua.

“Ajo çfarë po ndodh është për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Është e drejtë e partisë fituese për të dhënë një emër për kryetare e Kuvendit. Nuk ka një marrëveshje të përbashkët. Kanë qenë 23 seanca që nuk ka funksionon, kemi kërkuar edhe komision për votim të fshehur, por edhe kjo është refuzuar.

Nuk është çështje emri, pasi edhe një emër tjetër mund të mos votohet. Kjo sepse ata kanë refuzuar edhe raportin e verifikimit, duke bojkotuar. Një precedurë mëse normale Nuk ka ndodhur kurrë kjo në Kuvendin e Kosovës. Kosova nuk është vetëm e një partie” – tha Kryeziu.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb