TIRANË-Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova prezantoi programin në njësinë 8. Gjatë fjalës së tij Kosovasulmoi kryeministrin Rama duke theksuar se gratë e Tiranës do votojnë kundër për ata që u shajnë burrat.

“Cila është ajo grua familjare që ti ti përdhosësh burrin dhe të të japi votën. Po burri është shtylla e shtëpisë. Si mund ti shash kryefamiljarin familjes shqiptare. Në votë kundra ka për t’ju kthyer edhe kjo.”- u shpreh Kosova.

Kosova sulmoi sondazhet që nxirrnin fitues mazhorancën qeverisëse. “Matem ta them a mos ta them ka 3¬4 katër ditë, por ju e dini që kur mua më vjen një gjë në mendje, nuk e mbaj dot brenda. Vejeni edhe ju veten në vend të atij…kush do me pagu 2-300 mijë për me dit a është ky i pari apo i dyti apo i treti…kush është ai? Vetëm ai që do të manipulojë që e shef veten keq i qet lekët nga xhepi për të manipuluar banorët e Tiranës. Por kurrë asnjë s’do arrijë që duke paguar mbi dorën dhe nën dorë të ndryshojën vendimin historik që do ndodhë për vendin. Që besnikëria në jetë do jetë shumë herë më e vlefshme se sa njerëz të parafabrikaur në zyrat elektorale. Që njeriu i duhur në vendin e duhur dhe 21 Qershori do jetë ajo që si kurrë më parë do e vërtetojë këtë dëshirë të qytetarëve”,- tha Kosova.

Ai u shpjegoibanoreve se si do ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre programi. Kosova u ndal tek projektet e detajuara, dhe theksoi edhe një herë parimet e tij të qeverisjes që janë përkushtimi, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit. “Por unë kam gjithashtu projekte specifike dhe konkrete jo vetëm për njësitë dhe komunat por për çdo lagje, pikërisht aty ku ju banoni. Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për ju.Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Siri Kodra” – rruga “Dibrës” – “Ibrahim Buzhiqi” dhe “Ferit Xhajko”. Blloku ka sipërfaqe prej rreth 18 Ha.”

Ndërhyrje në 6 nga rrugët kryesore të këtij blloku, si më poshtë:

1. Rruga “Musa Agolli”

2. Rruga “Islam Petrela”

3. Rruga “Besim Daja”

4. Rruga “Zoi Xoxa”

5. Rruga “Hysen Hasan Huqi”

6. Rruga “Hasan Qosja”

Pjesë e investimeve të Bashkisë së Tiranë gjatë viteve 2012 – 2013 ka qenë rikonstruksioni i 2 rrugëve në këtë bllok, përkatësisht rrugët “Gjon Buzuku” dhe “Ibrahim Buzhiqi”.

Projekti parashikon:

· Ndërhyrjen në rrjetin rrugor me gjatësi rreth 3 km

· Ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe rreth 840 m2

· Ndërtimin e rrjeteve inxhinjerike

o 1.7 km Kanalizime te Ujërave te Shiut

o 1.4 km Kanalizime te Ujërave te Zeza

o 2.3 km Ujësjellës

· Vendosjen e rreth 100 ndriçuesve

· Krijimin e këndeve shplodhëse për fëmijë dhe të rritur në rrugën “Besim Daja”, rrugën “Hysen Hasan Huqi”, rrugën “Islam Petrela”,

· vendosja e 1 kënd lojërash për fëmijë

· 23 stolave

· 14 kosha rrugor.

· Krijimin e rreth 500m2 sipërfaqe të gjelbërta, në rrugën “Besim Daja”, në rrugën “Hysen Hasan Huqi”,

· Mbjellja e 46 pemëve

· Sinjalistika horizontale dhe vertikale, vendosja e rreth 60 tabelave.

Ndërkohë investimet për vitet 2015 – 2017 për të gjithë njësinë janë në 10 objekte me vlerë 1,614,598,992 lekë.

Përmirësimi i Higjenës:

1. Blloku kufizuar nga rrugët “Besa” – “Jashar Erebara” – “Gezim Kaceli” – “Lumi i Tiranës” – “5 Maji” (kontribut i Bashkisë Tiranë për Projektin IPA 2012);

2. Blloku kufizuar nga rrugët “Siri Kodra” – “e Dibrës” – “Ibrahim Buzhiqi” – “Ferit Xhajko”.

· Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike:

o 15.2 km Kanalizime te Ujërave te Zeza,

o 21 km Kanalizime te Ujërave te Bardha

o 2.3 km rrjet ujësjellësi;

· Mbjellja e 280 pemëve të reja;

· Vendosja e 30 stolave

· 50 koshave rrugore për hedhjen e mbeturinave;

· Ndërtimi 1 terreni sportiv.

Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:

1. Shkolla 9 – vjeçare “Siri Kodra”;

2. Shkollës 9-vjeçare S. Maci (Ndërtim i ri);

3. Shkolla 9 – vjeçare “E Kuqe”;

4. Shkolla e mesme “Partizani”;

5. Ndërtim Kompleksi arsimor (shkollё 9-vjeçare dhe Kopësht, Çerdhe e integruar).

· Rikonstruksioni i 75 klasave;

· Ndërtimi i 48 klasave të reja, laboratorë sipas programeve;

· Ndërtimi 2 palestrave dhe 2 terrene sportive;

· Ndërtimi 2 Biblotekave, 2 salla polivalente dhe 2 ambiente për muze shkolle;

· Ndërtimi 3 grupe për çerdhe dhe 4 grupe për kopshte

· Vendosja e 2 kënde lodrash për fëmijë;

· Instalimi i sistemit të ngrohjes për 6 objekte

Infrastruktura rrugore:

1. Blloku kufizuar nga rrugët “Siri Kodra” – “Besa” – “Jashar Erebara” – “Gëzim Kaceli” dhe Lumi i Tiranës;

2. Blloku kufizuar nga rrugët “Besa” – “Siri Kodra” – “Zenel Bastari” – “Haki Rexhep Kodra” (përfshin dhe rrugën tek Nish Kimike);

3. Blloku kufizuar nga rrugët “Qemal Stafa” – “e Dibrës” – “Bardhyl”.

· Ndërtimi dhe rikonstruksioni

a. 16.4 km rrugë

b. 16,800 m2 trotuare;

· Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 720 ndriçues të rinj;

· Vendosja e 15 km linjave rezervë;

· Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 680 tabela;

· Krijimi i 41 vende për parking.

· Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë.

· Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do t’ju them ekzaksisht se çfarë do të bëj.

· Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet

· Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standardet.

· Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupsionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.

· Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnjë dallim

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: