Ish-Presidenti Ilir Meta në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, duke u shpreh se Kosova është sot jo vetëm shtet i pavarur por edhe faktor paqeje e stabiliteti.

“Si sot, 27 vite më parë NATO nisi bombardimet për të ndaluar genocidin e Sllobodan Millosheviçit për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, që kulmoi me çlirimin e saj më 12 qershor 1999.

Sot, 27 vite nga ajo ditë historike u provua se ai mision i NATO-s, ishte i domosdoshëm dhe ndryshoi historinë e Ballkanit përgjithmonë.

Kosova është sot jo vetëm një shtet i pavarur dhe faktor paqeje e stabiliteti, por edhe një demokraci funksionale për t’u marrë shembull.

Mirënjohës përjetë SHBA, Britanisë së Madhe dhe gjithë vendeve të Aleancës që morën atë vendim historik.

Prej 27 vitesh NATO është në Kosovë dhe tani është koha që Kosova të jetë anëtare e NATO-s.”, thotë Meta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: