Kosova është kundërshtari i finales së Play off të Botërorit për Turqinë. Nga opinioni sportiv në Turqi, shumë prej tifozëve i konsiderojnë dardanët si rivalë të sikletshëm.

Trajneri i njohur turk, Hikmet Karaman tha së fundmi se mendimi për ekipin e Fodës ka ndryshuar, që prej fitores së tyre 3-4 ndaj Sllovakisë.

“Para ndeshjes Sllovaki–Kosovë, të gjithë thoshin ‘të mos na vijë Sllovakia’. Pas ndeshjes, pasi e panë lojën, tani thonë ‘ah, më mirë të na vinte Sllovakia.

“Kosova është vërtet një skuadër e jashtëzakonshme. Mesfusha jonë qendrore dhe mbrojtja duhet të luajnë shumë mirë. Edhe portieri ynë duhet të ketë minimumin e gabimeve”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb