KOSOVE – Për ata që nuk e dinë, ende ekzistojnë fotografi të realizuara nëpër Kosovë në vitin 1910. Fotot janw realizuar nga gazetari, publicisti dhe shkencëtari gjerman, Ernst Jek. Qëndrimi në Turqi në periudhën 1908-1909, gjatë dhe pak kohë pas revolucionit xhonturk, i bëri shumë përshtypje dhe Jeku u bë mbështetës i fortë i Turqisë dhe i marrëdhënieve gjermano-turke. Në verë të vitit 1910 ishte në Kosovë dhe në Shqipëri, i ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ku mbështeti trupat turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë. Gjatë ekspeditës ushtarake shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër.
Nga Shkodra u kthye me forcat ndëshkimore nën komandën e Shefqet Turgut Pashës nëpërmjet Mirditës dhe Gostivarit për në Shkup shkruajnë mediat kosovare.
Me forcat ushtarake turke ishte edhe gjatë luftës italo-turke (1911-1912). Në vitin 1912 Jeku themeloi shoqatën gjermano-turke dhe në vitin 1914 ishte ligjërues i historisë turke në Universitetin e Berlinit. Me ardhjen në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Jeku iku në Londër ku punoi për Neë Commonwealth Institute dhe në vitin 1940 u emërua profesor në Universitetin Columbia në New York, ku dhe vdiq. (er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb