Në emisionin e sotëm “Dritare me Rudinën”  në News24, po diskutohet për vendimet që do të vihen në jetë nga marrëveshja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë pas mbledhjes në Pejë.

Cfarë përfiton Shqipëria në këtë mes kur i vë barrierë Serbisë?

Civici: Praktikisht po, por nuk dihet sa do zgjasë masa 100%. Po t’i bësh bilanc importeve nga Serbia dhe eksporteve nga Shqipëria, peshën kryesore e zë energjia, pastaj hidrokarburet, pastaj pijet. Çështja është se në tregun Kosovar, vendosja e tarifave 100% do shkaktohet një boshllëk. A është gati biznesi shqiptar ta mbushi këtë gropë në Kosovë. Mua më duket e vështirë se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura përsa i përket energjisë për shembull.

Bregasi: Për mua për disa produkte, Kosova është penguese për biznesin shqiptar. Por kjo s’është gjë e kritikueshme. Vëllzërit tanë, kosovarët po mbrojnë prodhimin e tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: