Kosova shkruajti historinë, teksa u kualifikua për herë të parë në Play Off të Botërorit.
Gazetari i njohur, Igli Çutra në Sport Neës në Neës 24, në bisedën me Trevisa Tufën, përgëzoi dardanët për këtë arritje të merituar.
“Kosova? Për mendimin tim Kosova ishte edhe më e papritur, pasi kishte kundërshtarë të fortë. Merr vlera të shumëfishta ky kualifikim.
Jo më kot mundi 2 dy herë Suedinë. Kosova e ka treguar që e merituar. Madje, kishte edhe shanse për të kapur vendin e parë, edhe pse nuk e arriti dot.
Kosova mund të ketë të njëjta shanse që të shkojë në Botëror.
Të dyja në Botëror? Nëse do përplaseshim, njëra do shkonte. Shanset janë tani, do jetë e vështirë” – tha ai.
