Kosova do sfidojë Suedinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Mbrojtësi i dardanëve, Mërgim Vojvoda, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp.
“Nesër duhet të tregojmë që jemi më të uritur se Suedia, edhe kjo ka me qenë pika kryesore nesër. Ne e dimë se i kemi humbur tri pikë, nuk janë 6 apo 10.
Kemi mundësi ende për te arritur te kualifikimi. Sa të ketë gjasa, duhet të luftojmë me mundësitë tona”, tha Vojvoda.
